Gazetarët Armand Barjami dhe Flamur Fezaj, mbrëmjen e sotme janë futur në një debat në rrjetet sociale, për ministrin e ri të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, të emëruar sot në seancën e jashtëzakonshme në Parlament.
“Nese kolonel Demiraj nuk do ishte shkarkuar nga ushtria, sot do te kishte me shume gjasa te ishte duke trajnuar ndonje grup paqeruajtesisht, sesa i ulur ne nje nga karriget e Keshillit te Ministrave.”, shkruan në një postim në Facebook Armand Bajrami.
Ndërkohë nuk ka kaluar shumë gjatë, kur gazetari tjetër Flamur Vezaj i ka komentuar: “O shok pavaresisht vleresimeve qe ka dhe me gjithe respektin ai nuk eshte per ate pune!
Atij vishi çizmet dhe jepi nje grup ushtaresh per stervitje ne mal e je ok ose nise per lufte se te nderojne! Kaq kisha”
Por debati nuk ka mbaruar këtu. Bajrami i ështtë kthyer Vezajt duke u shprehur se kjo mbetet për t’u parë.
“ Si ushtarak eshte “nona” zoteria. Si minister edhe une kam dyshimet e mia, nese do e beje dot si duhet, por mbetet per t’u pare.”, përgjigjet Bajrami.
“ uroj të ia dalë o shok”, e mbyll Vezaj. (D.D/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/05/dritan-demiraj-410x400.jpg)