Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan ku dy makina janë përplasur dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një nga shoferët.
Mësohet se shtetasi K. G ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe policia po punon per zbardhjen e plote të rrethanave të aksidentit.
Fax News ka siguruar videon me pamjet e aksidentit, ku shihet se ka dëme të mëdha te makinat nga përplasja e fortë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(E.D/faxweb.al)