Një aksident ka ndodhur në rrugën e Portit në Durrës ku dy makina kanë bërë një përplasje të fortë me njëra-tjetrën.
Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i njërit prej automjeteve i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Si pasojë e aksidentit, ka pasur edhe dëme materiale ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)