Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në lagjen Nr4 të qytetit të Korçës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një I moshuar ndërkohë nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Nga përplasja ka pasur edhe shumë dëme materiale ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Paraprikisht dyshohet se njëri nga mjetet ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post