Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit, që përplasën për vdekje babë dhe bijë teksa po ecnin në trotuar, disa ditë me parë në unazën e qytetit.
Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi dy ditë me parë aksidentuan për vdekje 32 vjecarin Sokol Hoxhallarin dhe vajzen e tij 6 vjec P.H
Korçë
Informacion paraprak.
Me datë 08.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.
Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.
U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post