Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Laç, ku një autoveturë e ka goditur atë duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme,
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç, në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)