Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një 38-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje, nga një makinë e cila drejtohej nga një grua.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptari, baba i tre fëmijeve ka qenë duke udhetuar me biçiklete në kohen që e ka përplasur një makinë.
Aksidenti ndodhi në rrugën bregdetare që lidh Giovinazzo me Molfetën, rreth ores 06.00 të mëngjesit.
Gruaja, që ishte ne timonin e makines ndaloi dhe njoftoi 118, duke kerkuar ndihme. Por, mjeket konstatuan se perplasja ishte tragjike, pasi shqiptari kishte nderruar jete ne vend.
Gruaja nderkohe u ndalua nga krabinierët, nderkohe qe policia po heton per aksidentin.
Discussion about this post