17:20 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përplaset sërish “Top Channel” me Edi Ramën: Raporto të vërtetën! Koncesioni kushtoi 66 milionë euro

10:27 | 24/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplaset sërish “Top Channel” me Edi Ramën: Raporto të vërtetën! Koncesioni kushtoi 66 milionë euro

Është përplasur sërish “Top Channel” me Edi Ramën.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka reaguar së fundmi  në lidhje me një kronikë të publikuar nga ky televizon.  Ministria është shprehur se qëllimi i këtij sqarimi është thjesht  për shifrën e  përgjithshme të kontratës së partneriteti publik privat për analizat laboratorike. 

“Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë për koncesionin 100 milionë euro, sikundër rinënvizoi gabimisht redaksia, po buxheti i shtetit do të paguajë 66 milionë euro sikundër mund të verifikohet lehtësisht ne dokumentin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.”, sqaron ministria. 

Por menjëherë ka ardhur përsëri reagimi i “Top Channel” ku i sqaron ministrisë se “Top Channel” iu referua njoftimit zyrtar të kontratës për koncesionin e laboratorëve.  Më tej theksohet se nëse ministria pretendon se shifra që qytetarët shqiptarë do paguajnë për koncesionin e laboratorëve është më e ulët, atëherë mund të publikojë kontratën e plotë dhe Top Channel do të raportojë shifrën e re.

‘Pas përfundimit të kontratës me afat 10-vjeçar me vlerë 9.058 miliard lekë ose 66 milion Euro i gjithë investimi i mbetet shtetit’, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Top Channel iu referua njoftimit zyrtar të kontratës për koncesionin e laboratorëve, deri më tani i vetmi dokument zyrtar publik për këtë koncesion, pasi kontrata e plotë mbahet e fshehtë nga Ministria. Në të thuhet: “Vlera e Kontratës llogaritur bazuar në mbështetjen financiare të parashikuar për gjithë kohëzgjatjen e saj është trembëdhjetë miliardë e pesë milionë lekë pa TVSH”.

Me kursin aktual euro-lek, 13 miliardë lekë janë saktësisht 97.6 milionë euro. Ky është i vetmi dokument zyrtar i publikuar për këtë koncesion dhe ky është dokumenti të cilit iu referua Top Channel.Nëse ministria pretendon se shifra që qytetarët shqiptarë do paguajnë për koncesionin e laboratorëve është më e ulët, atëherë mund të publikojë kontratën e plotë dhe Top Channel do të raportojë shifrën e re. “, reagon “Top Channel.

Sqarim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Duke qënë se redaksia e Top Channel nuk preferoi ta lexonte të plotë sqarimin tonë të shkurtër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale i rikërkon kësaj redaksie të lehtësojë përcjelljen e së vërtetës tek publiku. Qëllimi i sqarimit tonë nuk ishte thjesht saktësimi i shifrës së përgjithshme të kontratës së partneriteti publik privat për analizat laboratorike, por shpjegimi i thjeshtë i përmbajtjes së kësaj kontrate. Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë për koncesionin 100 milionë euro, sikundër rinënvizoi gabimisht redaksia, po buxheti i shtetit do të paguajë 66 milionë euro sikundër mund të verifikohet lehtësisht ne dokumentin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Dhe këto 66 milionë euro do të paguhen nga buxheti për të siguruar shërbimin e analizave FALAS për cdo qytetar që do ta marre këtë shërbim, me një sasi e cilësi krejt të re, sikundër e kemi sqaruar në shpjegimin e censuruar nga redaksia e Top Channel. Thënë ndryshe, për ta siguruar këtë shërbim të pakrahasueshëm në volum e në cilësi, shteti do të shpenzojë cdo vit vetëm 1.2 milionë euro me shume nga cfarë shpenzon sot. Kjo është pikërisht shuma plus që do të perfitojë partneri privat në këmbim të investimit e të dhënies së këtij sherbimi me standarde europiane, përkundër shumës prej 1.2 milionë euro me pak që shpenzohet nga shteti cdo vit për shërbimin e derisotëm.

Në një sqarim të fundit informojmë se Kontrata e këtij koncesioni nuk është lidhur ende ndërkohë që tavanet buxhetore të PPP përcaktohen nga Ministria e Financave (referojuni vlerës së përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në linkun: www://parlament.al/projektligj/projektligj-per-buxhetin-e-vitit-2018 .Me lutjen që Top Channel t’i përcjellë këtë shpjegim publikut, mbetemi në pritje.​ 

LAJMI I PUBLIKUAR NGA TOP CHANNEL:

Kompania që ka fituar për 10 vjet koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë euro, do të investojë në total vetëm 9.9 milionë euro. Diferenca rreth 90 milionë euro për 10 vitet e ardhshme do të jenë kostot operacionale dhe fitimi i kompanisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastitirliu deklaroi se koncesioni do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

“Kompania do të investojë 7 milionë euro për aparaturat dhe infrastrukturën, si dhe 2.9 milionë euro të tjera në vitin e 7 të koncesionit”, u shpreh Manastirliu.

Koncesioni 10-vjeçar i laboratorëve iu dha një konsorciumi të përbërë nga tre kompani; shqiptarja “Labopharma”, holandezja “AB Laboratory Solutions” si dhe francezja “Exalab”. Por dy kompanitë e para, të cilat kanë 75 për qind të aksioneve të koncesionit, zotërohen nga i njëjti pronar, biznesmeni shqiptar Janis Karathano.

“Ky koncesion do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e laboratorëve në vend”, tha Manastirliu.

Për vitin e ardhshëm qeveria do të paguajë 30 milionë euro për katër koncesionet e shëndetësisë, atë të dializës, check up-it, sterilizmit dhe kontratën e laboratorëve. Kjo shifër është 10 milionë euro më e lartë se sa i gjithë buxheti i investimeve publike në shëndetësi.

REAGIMI I TOP CHANNEL PAS SQARIMIT TË MINISTRISË:

Këtë të mërkurë Ministria e Shëndetësisë reagoi pas një lajmi të Top Channel për koncesionin e laboratorëve. Përmes një deklarate zyrtare Ministria pretendon se Top Channel ka paraqitur vlera të deformuara të kontratës për shërbimin laboratorik.

Pretendimi kryesor i ministrisë është se vlera e kontratës nuk do të jetë 100 milionë euro, siç raportoi Top Channel një ditë më parë, por 66 milionë euro.

“Pas përfundimit të kontratës me afat 10-vjeçar me vlerë 9.058 miliard lekë ose 66 milion Euro i gjithë investimi i mbetet shtetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Top Channel iu referua njoftimit zyrtar të kontratës për koncesionin e laboratorëve, deri më tani i vetmi dokument zyrtar publik për këtë koncesion, pasi kontrata e plotë mbahet e fshehtë nga Ministria. Në të thuhet: “Vlera e Kontratës llogaritur bazuar në mbështetjen financiare të parashikuar për gjithë kohëzgjatjen e saj është trembëdhjetë miliardë e pesë milionë lekë pa TVSH”.

Me kursin aktual euro-lek, 13 miliardë lekë janë saktësisht 97.6 milionë euro. Ky është i vetmi dokument zyrtar i publikuar për këtë koncesion dhe ky është dokumenti të cilit iu referua Top Channel.

Nëse ministria pretendon se shifra që qytetarët shqiptarë do paguajnë për koncesionin e laboratorëve është më e ulët, atëherë mund të publikojë kontratën e plotë dhe Top Channel do të raportojë shifrën e re.

Derisa kontrata e koncesionit do të mbahet e fshehtë nga Ministria, ashtu siç mbahen edhe 3 kontratat e tjera të koncesioneve që ka dhënë ky dikaster, si dializa, check up-i dhe koncesioni e sterilizimit, Top Channel do vazhdojë t’u referohet të vetmes shifër zyrtare të publikuar nga Ministria për shërbimin laboratorik, që është ajo prej 13 miliardë lekë, ose 100 milionë euro.

(J.V/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: edi ramaministriaperballjeto channel
Pas

Arrestohet 61-vjeçari i shpallur në kërkim, në magazinën e tij në muajin prill u kapën 12 ton drogë

Para

Arrestohet në Kosovë Albin Kurti, deputeti i Vetëvendosjes

Para
Albin Kurti sot në Kosovë rrezikon të arrestohet

Arrestohet në Kosovë Albin Kurti, deputeti i Vetëvendosjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Malajzi, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë përplasjes së një autobusi me studentë

“E vështirë me Letoninë, por duam 3 pikë”, Asllani: Kanë trajner italian, do të mbrohen mirë

“Manaj është titullar i Kombëtares, penalltitë i vendos unë”/ Sylvinho para duelit me Letoninë: Ndeshje e rëndësishme, presioni është rritur

Flamuri i UÇK-së u ndalua në stadium në ndeshjen me Serbinë, reagojnë ashpër Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme, ju jeni…

Jennifer Lopez shkëlqen në Festivalin Botëror të Muzikës Pride, kostumi vezullues që vodhi shfaqjen

Silvinho para sfidës me Letoninë: “Kemi avantazh, kemi zgjedhje. Nesër vendosim për formacionin”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.