Në prangat e policisë së Fierit ka rënë një 21-vjeçar pasi pasi në vëndin e quajtur “Agaçaj”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka goditur këmbësorin e mitur 3 vjeç.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
DETAJE:
Nikolin Sakaj, 21 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Agaçaj”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” me targa FR 4741 D, ka goditur këmbësorin e mitur 3 vjeç, banues në Berat, i cili është është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë. (Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal). (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post