Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore pasi ka përplasur për vdekje ditën e djeshme me një makinë tip Benz një fëmijë 3-vjeç.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij duke e lënë fëmijën pa ndihmë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post