Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin me iniciale B. S., 52 vjeç nga Tirana. Ky shtetas aksidentoi me kamionin e tij tip ‘Iveko’ shtetasin me iniciale N. N., 53 vjeç, nga Fieri, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Lushnje – Fier, 53- vjeçari me iniciale N. N., po udhëtonte me biçikletën tij.
Menjëherë pas aksidentit autori është larguar nga vendngjarja , por Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor e kanë arrestuar në flagrancë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i plotë i policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Discussion about this post