Policia ka vënë në pranga një 16-vjeçar i cili përplasi për vdekje një këmbësore gjatë mëngjesit të sotëm.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, për aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë, ku drejtuesi i një automjeti aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen M. H. dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit, policia njofton se:
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë.
Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post