Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë drejtuesin e mjetit Çlirim Hoxha, i cili shkaktoi aksidentin fatal në Arrëz ku humbi jetën mesuesja.
Gjykata e faktit vendosi masën e sigurise “arrest me burg” ndersa apeli e ka ndryshuar masën duke e lënë të lirë dhe i ka vendosur garanci pasurore 3 mln lekë të vjetra.
Aksidenti i rëndë ndodhi para një muaji në fshatin Arrëz të Devollit ku një makinë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit mbeti e vdekur Luiza Dule, 48 vjeç me profesion mësuese.
Në makinën që është aksidentuar ndodheshin 5 mësues të cilët po shkonin në punë në shkollën e Arrzës.
Discussion about this post