Ështrë arrestuar shoferi i makinës që ditën e djeshme në Elbasan përplasi një të moshuar, e cila do të gjente vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Në pranga përfundoi K.P 27-vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policise:
Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post