29-vjeçari që përplasi me makinë efektivin e policisë dhe u largua në drejtim të paditur është identifikuar si Ari Kerma.
Kerma menjëherë pas ngjarjes, u arratis dhe policia është vendosur në kërkim të tij. Ndërkohë, për efektivin Robert Çulli, mësohet se ndodhet në spital dhe ka marrë disa lëndime në gjymtyrë.
Sipas të dhënave zyrtare, i riu Kerma, pasi ka kryer përplasjen ka braktisur makinën dhe ka nxjerrë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në det. Arma është gjetur nga efektivët, ndërkohë po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Discussion about this post