Policia ka arrestuar Jehon Breçanin pas aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Breçani teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Benz, humbi drejtimin duke përplasur në trotuar 23-vjeçaren Xhenisa Gega, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton zyrtarisht Policia e Tiranës.
Dyshohet se e reja ka qenë shtatzënë, ndërkohë që dëmtimet më të mëdha i ka pasur në këmbë, ku burimet bëjnë me dije se i është nënshtruar disa operacioneve.
Nuk dihet ende se sa ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i Breçanit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.
Vijon…