Ka ndërruar jetë një nga të lënduarit gjatë aksidentit në aksin Librazhd-Elbasan.
Burime për Fax News mësojnë se viktima është një 22-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd –Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë, ku një autoveturë u përplasur me një autobus me nxënës, duke shënuar edhe disa të plagosur.