Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me përplasjen e ashpër të protestuesve në qytetin e dibrës dhe forcave të Policisë të cilët kanë hedhur edhe sasi të madhe të gazit lotsjellës në drejtim të pëerkrahsëve të opozitës pranë ambienteve të KZAZ-së nr 19.
Lleshja shkruan në tëitter se protestuesit kanë qëlluar me Molotov në drejtim të shkollës “Nazmi Rushiti” dhe ndaj forcave të policisë nën drejtiomin e përfaqësuesve të lartë të opozitës sipas tij.
“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës.
Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”, shkruan Lleshaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)