Ndeshja e luajtur dje në kampionatin e Çekisë mes Bohemias dhe Slovacko për pak sa nuk ka përfunduar në një ngjarje tragjike.
Kjo pasi portieri i ekipit vendas, Martin Berkovec pas një dalje të gjatë në kufijtë e zonës, është përplasur me sulmuesin kundërshtar, Francis Kone, duke rënë pa ndienja në tokë.
Por sulmuesi nga Togo i ka dhënë ndihmën e parë duke i shpëtuar jetën. Një moment ky që pllakosi heshtjen në stadium por që në fund gjithçka shkoi mirë dhe kjo vetëm falë Kone, raporton “Goal.com”
Pas ndeshjes portieri Berkovec falënderoi sulmuesin e ekipit kundërshtar:
Do doja të falenderoja Francis Kone që më shpetoi jetën sot, jam i lumtur për ndihmesën dhe i them faleminderit përsëri.
(M.D/Shuplaka)