02:16 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja e postobllokut në Elbasan, policia jep njoftimin zyrtar, 5 persona të plagosur, ç’ndodhi me shkaktarin

10:39 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E rëndë në Elbasan/ Ishte në ndjekjen e policisë, makina godet postobllokun, raportohen dhe të shtëna, mes të plagosurve efektivë

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i plagosur dhe një efektiv, gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarit Almiron Shehu, nga qyteti i Gjirokastrës.

Policia sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërkohë që si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre dhe efektivi i policisë, që sipas njoftimit është jashtë rrezikut për jetën.

Shehu njofton policia është shoqëruar për në komisariatin e qytetit, ku do të kryhen dhe hetimet e mëtejshme ndaj tij.

”Ky drejtues mjeti edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonëjsit  të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh”, njofton policia e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 04.02.2020, rreth orës  09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan  se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë  Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas .

Drejtuesi i mjetit shtetasi  A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky drejtues mjeti edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonëjsit  të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh.

Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

Lexo edhe:

Detaje të reja/ Kush është ‘krimineli’ që iu vendos pas policia, plagosi rëndë efektivin në Elbasan. Nis kontrolli në banesën e tij (Emrat+foto)

Etiketa: almiron shehuperplasja ne elbasan
Pas

Refuzuan të monitoronin zgjedhjet një partiake të 30 Qershorit, mbërrin në Tiranë delegacioni i Këshillit të Europës, takim me Metën

Para

Vrasje turistësh, grabitje me armë dhe arratisje nga burgu. Kush është Bardhyl Mino, i shumëkërkuari nga Greqia që u kap dje në Vlorë

Para
Panik në Korçë, 4 persona të armatosur hyjnë brenda në banesë, dhunojnë një person gjatë tentativës për vjedhje

Vrasje turistësh, grabitje me armë dhe arratisje nga burgu. Kush është Bardhyl Mino, i shumëkërkuari nga Greqia që u kap dje në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.