Pas përplasjes së protestuesve me policinë në Elbasan, ka reaguar Partia Demokratike.
PD thotë se policia e shtetit u soll si polici private duke tentuar të marrë pankartat e të rinjve.
Kjo është në shkelje të ligjit dhe këtë radhë policia vërtetojë që është në shërbim të shtetit dhe jo popullit.
Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.
Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia,në shkelje të ligjit, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat.
Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë.
(E.V/Faxweb.al)