Për përplasjen e kryeministrit Rama me gazetaren italiane të ‘’Le Iene” për fëmijët në Bulqizë ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha. Ai thotë se Rama është një rracë e pashpirt dhe e shplarë.
“Degjoni Noriegen! Per emisionin televiziv per femijet e mjere te Bulqizes qe mbledhin krom, fajin nuk e ka varferia ku e ka zhytur vendin, por gazetarja italiane, qe sipas tij monton filmime te vjetra. Por ajo i pergjgjet po dje se filmimet jane bere me 14-16 tetor 2017 dhe se Rama ndofta duhet te bej me pak shoë dhe diçka me shume per ata qe jane ne nevoje! Rrace e pashpirt dhe e shpelare! Sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha.
Kujtojmë se gazetarja italiane reagoi menjëherë pas deklaratave të Ramës se reportazhi ishte me pamje të vjetra, dhe u shpreh e çuditur sesi një kryeministër mund të gënjejë kaq lehtë.
(E.K/FAXWEB)