Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë ditën e sotme mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se është një socialist nga Fieri.
Në mesazhin e tij hidhet më shumë dritë për sa i përket sherrit mes deputetit tashmë të zgjedhur Petro Koçi dhe ish-kreut të Kadastrës Fier, Ervin Bushi.
Sipas qytetarit në fjalë, sherri mes dy socialistëve ka filluar për shkak të një shumë prej 200 mijë eurosh që Koçi i ka kërkuar Bushit, por ky i fundit ka refuzuar t’ja japë.
Për të zgjidhur situatën ka shkuar në Fier vetë Taulant Balla, i cili i ka dalë në mbrojtje ish-kreut të Kadastrës. Mesazhi vazhdon “10 nga 12 kryetare socialiste ne qarkun e Fierit kane neshkruar peticion per shkarkimin e Petro Kocit nga kreu i PS ne Fier”.
Mesazhi i shpërndarë nga Berisha:
200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!
Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! sb
Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.
Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro
Prej disa ditësh një sherr ka përfshirë kryesocialistin e Fierit, Petro Koçi dhe ish-kreun e Kadastrës për 8 vite në Fier, Ervin Bushi. Petro Koçi deklaroi se mbështetja për PS në Fier ka rënë për shkak të drejtimit që i ka bërë Ervin Bushi kadastrës, ndërsa ky i fundit ju përgjigj duke i thënë që ai ka shkuar në Fier për të përçarë. (Lexo ketu)
(E.H/Faxweb.al)