Pas përplasjes me armë që ndodhi paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar nga dy pika të ndryshme të qytetit dhe kanë djegur mjetet e tyre.
Dyshohet se në përplasjen me armë kanë qenë të përfshirë tre persona, ndërsa janë gjetur të djegur dy mjete.
Makinat e djegura janë gjetur në fshatin Bunavi dhe në fshatin Kërkovë, ndërsa dyshohet se personat e përfshirë në përplasjen me armë janë larguar me këmbë.
Policia thotë se ka pikasur autorët, dhe po kreh të gjithë zonën.
Kujtojmë se nga përplasja me armë që ndodhi në Lungomare u plagos një person, që dyshohet se ishte këmbësor, dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Dajko Cenodemaj ka mbetur i plagosur në këmbë është dërguar drejt spitalit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në zonën ku ndodhi ngjarja ka pasur kamera të shumta të bizneseve, po ende nuk ka detaje nga Policia nëse ka mundur që të identifikojë autorët, dhe nëse ata janë pjesë e grupeve të rrezikshme që kanë aktivitetin e tyre në qytetin e Vlorës.
(E.K/FAXWEB.AL)