Mesditën e sotme qyteti i Shkodrës u alarmuar nga disa të shtëna me armë zjarri ndërsa Policia lajmëroi se nuk pati persona të plagosur.
Ndërkohë autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, policia i ka shpallur në kërkim dhe burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Gledis Ustabeqiri 23-vjeç dhe Hygert Muçajn 32 vjeç.
Mësohet se Muçaj dhe Ustabeqiri ishin në të njëjtën makinë ndërsa janë konfliktuar me Taulant Ahmetin. Hygert Mucaj e ka qelluar Taulantin me mjete te forta duke i shkaktuar plage të rënda në kokë. Ustabeqiri më pas ka qëlluar me armë pistoletë, plumbat e së cilës nuk e kanë kapur Ahmetajn.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative ajo që ka vendosur në lëvizje policinë e Shkodrës, e cila është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Gazetarja e Fax News Emi Kalaja raportoi se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti mes të rinjve, të cilët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa më pas është sqaruar se 2 të rinjtë e kishin mirëmenduar planin për vrasjen e Ahmetajt.
Të dy janë shpallur në kërkim nga policia.
Kjo është ngjarja e dytë në pak ditë në Shkodër, ku regjistrohen të shtëna me armë mes grupeve rivale, por që fatmirësisht sot nuk pati të plagosur në radhët e kalimtarëve.
Shkoder/ Informacion Paraprak
Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .
Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)