05:42 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Përplasja me armë te “Komuna e Parisit”, i plagosuri nuk ishte vetëm në makinë

17:37 | 04/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me armë zjarri tek “Komuna e Parisit”, zbulohet emri i të plagosurit

Të tjera detaje janë zbuluar nga përplasja me armë që ndodhi mbrëmjen e kaluar te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Sipas detajeve të policisë, i plagosuri Lorenc Hoxha nuk ndodhej vetëm në makinë, por ishte i shoqëruar nga një shok.

Mësohet se kanë qenë dy automjete të cilat kanë shkëmbyer zjarr mes tyre, ku i i plagosuri me mikun e tij udhëtonin në mjetin tip Benz me targë AA 777 RT.

Ndërsa autorët kanë qenë duke lëvizur me mjetin tip “BMV X5”, dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit B.H, dhe L.H, vjeç 30 e 25, banues në Bulqizë e Tiranë. Por vetëm  25-vjeçari Lorenc Hoxha është plagosur në shpatull.

Policia bën me dije se “Benzi” rezulton në emër të Xhevdet Hoxhës. Mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë lidhje ka ky me të plagosurin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Informacioni zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Seksioni për krimet ndaj jetës

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.K, I.Q, D. R dhe L. R, vjeç 27, 26, 27 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, duke lëvizur me mjetin tip “BMV X5”, në bashkëpunim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit B.H, dhe L.H, vjeç 30 e 25, banues në Bulqizë e Tiranë, për pasojë është plagosur L.H, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qenë duke lëvizur me mjetin tip “Benz”.

Punohet për kapjen e K.K, I.Q, D.R, e L.R, dhe gjetjen e mjetit tip “BMV X5”. Nenet 78, 22 e 25 të Kodit Penal.

Informacioni paraprak nga Policia pas ngjarjes:

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Komuna e Parisit
Pas

Associated Press reportazh për Shqipërinë: Thesaret e fundosura nën ujërat bregdetare

Para

Hakerat sulmojnë portalin e institucionit të rëndësishëm shqiptar

Para
Hakerat sulmojnë portalin e institucionit të rëndësishëm shqiptar

Hakerat sulmojnë portalin e institucionit të rëndësishëm shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.