Pas përplasjes fizike live në ëemision mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka (Nisma) dhe Frashër Krasniqi (Vetëvendosje) ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj e quan këtë një akt të papranushëm dhe se aktë të tilla aggressive sipas tij duhet të dënihën.
“Akt tërësisht i papranueshëm, ajo çfarë ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.
Akte të tilla agresive duhet të dënohen dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme.
Ftoj të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin. RH”, shkruan ai.
(S.SH/Shuplaka)