23:55 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja me helikopterin, asnjë i mbijetuar, avioni i American Airlines u gjet me kokë poshtë në thellësi të lumit dhe i ndarë tre pjesë

21:52 | 30/01/2025
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me helikopterin, asnjë i mbijetuar, avioni i American Airlines u gjet me kokë poshtë në thellësi të lumit dhe i ndarë tre pjesë

Autoritetet besojnë se 64 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikopterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane ndërsa po i afrohej pistës së uljes në aeroportin kombëtar të Uashingtonit “Reagan” kanë vdekur.

Ka të ngjarë që ky të jetë aksidenti ajror më vdekjeprurës në SHBA në thuajse çerek shekulli.

Të paktën 28 trupa u nxorën nga ujërat e akullta të lumit Potomak pasi helikopteri mesa duket fluturoi në trajektoren e avionit të mërkurën vonë, ndërsa aeroplani po bënte uljen pranë aeroportit “Ronald Reagan” në Uashington, thanë zyrtarët.

Në avion gjendeshin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Në helikopter gjendeshin tre pjesëtarë të Forcave të Armatosura.

“Nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar”, tha John Donnelly, shefi i Departamentit të Zjarrëfikëses. “Tani jemi në pikën ku po kalojmë nga një operacion shpëtimi në një operacion kërkimi”, shtoi ai.

Avioni u gjet me kokë poshtë i ndarë në tre pjesë në thellësi të lumit dhe ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në një pjesë të lumit Potomak, deri tek ura “Woodrow Wilson”, rreth 4,8 kilometra në jug të aeroportit, tha zoti Donnelly. Po ashtu u gjetën edhe rrënojat e helikopterit.

Nëse nuk ka të mbijetuar, ky mund të jetë aksidenti ajror më vdekjeprurës në SHBA që nga viti 2001.

Nuk ka ende ndonjë të dhënë për shkakun e përplasjes, por zyrtarët thanë se kushtet e fluturimit ishin të qarta, kur mbërriti nga qyteti Wichita i Kensasit avioni me të cilin udhëtonin patinatorë amerikanë dhe rusë.

“Deri tani ne nuk e dimë pse avioni ushtarak hyri në kursin e … avionit”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë American Airlines Robert Isom.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington, kanë kapur një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi. Të dhënat nga avioni tregojnë se ai ishte në një lartësi prej rreth 120 metrash në çastin e përplasjes.

Më pak se 30 sekonda përpara përplasjes, kontrollorët e trafikut ajror pyesin helikopterin nëse e sheh avionin që po vinte “PAT-25, a e sheh CRJ?” dëgjohet të thotë kontrollori dhe pak çaste më vonë bën një tjetër thirrje. “PAT-25 kalo pas CRJ”, me sa duket duke i thënë helikopterit të priste që të kalonte avioni Bombardier CRJ-701. Nuk pasi asnjë përgjigje. Disa sekonda më vonë, avioni u përplas.

Sekretari i Transportit Sean Duffy, i cili e mori detyrën më herët gjatë kësa jave, u pyet nëse mund të siguronte amerikanët se Shtetet e Bashkuara kanë hapësirën ajrore më të sigurtë në botë.

 “Përgjigja për këtë është po, absolutisht që po”, tha ai.

Autoritetet thonë se dinë “elementët e parë” të asaj që shkoi keq

Nata ishte e pastër, avioni dhe helikopteri po kryenin fluturime të paracaktuara dhe kishte komunikim standard mes avionit dhe kullës, tha Sekretari i Transportit Sean Duffy.

“Ne kemi tregues të hershëm të asaj që ndodhi këtu”, tha zoti Duffy, megjithëse ai nuk pranoi të japë më shumë hollësi në pritje të një hetimi.

Nuk është e pazakontë që një avion ushtarak fluturon mbi lumë dhe një avion ulet në aeroport, tha ai. I pyetur nëse avioni ishte në dijeni se kishte një helikopter në zonë, zoti Duffy tha se helikopteri ishte në dijeni se kishte një aeroplan në zonë.

Viktimat

Organizata e Patinazhit Artistik të Shteteve të Bashkuara, tha se disa anëtarë të saj dhe familjarë të tyre, ishin në mesin e udhëtarëve në avion.

Kremlini njoftoi se në bordin e avionit ishin ish- fituesit e kampionatit të Patinazhit Artistik, shtetasit e lindur në Rusi Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov.

Tre ushtarët që gjendeshin në helikopter po kryenin në fluturim stërvitor, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke shtuar se “ishte një ekuipazh me përvojë “. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur pasi zyrtarët po njoftojnë të afërmit, tha ai.

Aeroporti

I vendosur përgjatë lumit Potomak, në jugperëndim të Uashingtonit, aeroporti kombëtar “Reagan National” përdoret gjerësisht pasi ështëshumë më afër qytetit sesa aeroporti ndërkombëtar “Dulles”, që është më i madh.

Çfarë thonë ekspertët?

Eksperti i aviacionit, Geoffrey Thomas thotë se helikopteri nuk kishte ndezur sistemin e gjurmimit, duke e cilësuar këtë një gabim tragjik.

“Ky ishte një helikopter që po kryente një fluturim stërvitor. Mesa duket nuk kishte ndezur sistemin e gjurmimit ADS-B. Ky është një sinjal që i dërgohet trafikut ajror për të gjurmuar avionët. Dhe është gjithashtu një komponent jetik i një sistemi tjetër të quajtur TCAS, i cili është Sistemi i Shmangies së Përplasjeve, me të cilin janë të pajisur avionët civilë dhe ushtarakë, i cili sinjalizon për avionë të tjerë në rast të një kursi përplasjeje. Por ADS-B duhet të ndizet”, thotë eksperti.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, kur si pasojë e një aksidenti ajror në Nju Jork vdiqën 50 vetë.

Etiketa: Avioni shba
Pas

Një i mitur mbërrin i plagosur te Trauma, dyshohet me armë zjarri

Para

Detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë

Para
Detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.