Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur menjëherë pas kthimit nga Brukseli, ku në Parlamentin Europian u diskutua ecuria e integrimit të Shqipërisë.
Balla u shpreh se shfaqja e deputetëve të PD-së në PE ishte e paprecedentë dhe e turpshme. Sipas Ballës rekomandimet e BE-së kërkojnë që opozita t’i japë fund bojkotit të Parlamentit.
Reagimi i Ballës:
Takimi në PE nuk e prish aspak rolin e këtij takimi të rëndëishëm, në vijim të një procesi historik për shqiptarët siç është çelja e negociatave. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më mirë sesa sot, dhe kurrë më parë në PE nuk kemi marrë një rekomandim që kërkon që negociatat të hapen në Qershor të vitit 2019.
Rekomandimet e PE-së theksojnë që duhet ti jepet fund bojkotit të Kuvendit nga ana e opozitës, PD duhet të reflektojë ndaj rekomandimeve të partive popullore europiane.
Ne i kemi besuar opozitës dy institucione të rëndësishme që janë këshilli i integrimit dhe Komisioni për Integrimin. Ajo shfaqje që bënë në PE le të jetë akti i fundit i një shfaqjeje turpëruese.
Nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e sallave të integrimit për të sharë vendin e vetë. Kemi çfarë kemi duhet të diskutohen në Parlamentin e vendit tonë.
(E.K/FAXWEB.AL)