Rama deklaroi se Kosova u vetëpërjashtua por sipas Ramush Haradinajt, HashimThaçi nuk u njoftua fare nga kryeministri Rama, dhe vetëm 24 orë para Samitit e kanë marrë në telefon nga pala maqedonase. Sipas Haradinaj projekti i MiniShengenit është i gjithi Serb. “Jam i gatshëm të përballem në Gjykatë me Ramën”, thotë Haradinaj.
Ramush Haradinaj ka dhënë përgjigje për një sërë pyetjesh të ngritura mbi aktualitetin politik në Kosovë, marrëdhëniet me Edi Ramën, Samitin e Berlinit dhe atë në kuadër të “MiniShengenit Ballkanik”, padinë penale të kryeministrit shqiptar ndaj tij për shpifje, shkëmbimin e territoreve.
Përse Ramush Haradinaj vendosi të japë dorëheqjen pas thirrjes nga Haga? A ishte ky vendimi i duhur? Si e priti vendimin e sovranit dhe fitoren e VV-LDK? Kush janë emrat që lobuan dhe përkrahën shkëmbimin e terrioreve? Kush fshihet pas idesë së MiniShengenit? A ishte ftuar Kosova zyrtare në takimin e Ohrit? Cfarë u tha në Samitin e Berlinit? A gënjeu Rama për deklaratën e Macron? Si e komenton Haradinaj padinë që Rama tha që do bëntë ndaj tij?
Përgjigjet për këto pyetje dhe shumë të tjera do t’i ndiqni në Fax News mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në një rrëfim ekskluziv që kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka dhënë për gazetaren Edona Haklaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post