Përplasja me tifozët para disa ditësh, nuk ka kaluar pa pasoja për Granit Xhakën. Teksa po dilte nga fusha e lojës, tifozët po e ofendonin në kor, ndërsa mesfushori shqiptar iu bëri me shënjë të bërtisnin edhe më shumë.
Pasi po futej në tunel, ai hoqi me inat edhe bluzën, madje flaku edhe shiritin e kapitenit. Pikërisht, për këto sjellje, klubi Arsenalit ka marrë edhe vendimin drastik për Granit Xhakën. Ai nuk do të jetë më kapiten i ekipit duke filluar që tani e në vazhdim.
Xhaka e mori shiritin e kapitenit para dy muajsh, por që në fillim, ky fakt u kontestua në atë kohë nga shumë tifozë. Tashmë, klubi i Arsenalit duket se po fillon të marrë masat e para ndaj Granit Xhakës. Shiritin e kapitenit në vazhdim do ta mbajë sulmuesi, Aubameyang.