Zhvlerësimi historik i lirës turke pas deklaratave të Trump se do të dyfishonte tarifat për çelikun dhe aluminin turk ka bërë që banka qëndrore e Turqisë të ndërhyjë për të stabilizuar situatën.
Banka qëndrore ka thënë se është e gatshme të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të siguruar stabilitetin financiar.
Ajo është zotuar të sigurojë bankat me “të gjithë likuiditetin që bankat kanë nevojë”, shkruan BBC.
Komentet erdhën pas një përplasje diplomatike me SHBA-të.
Investitorët nuk u siguruan. Edhe pse lira u rrit paksa, sërish goditi një rekord të ulët kundrejt dollarit, ndërsa tregjet e aksioneve në Azi dhe Evropë ranë.
Turqia premton veprim për të qetësuar tregjet
Situata u përkeqësua të premten, kur Presidenti i SHBA, Donald Trump miratoi dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin turk, pas refuzimit të Turqisë për të liruar një pastor amerikan, i cili ka qenë në paraburgim në Turqi për gati dy vjet.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të mos lejojë që Turqia të “jetë në gjunjë” dhe ka folur për një komplot kundër vendit. (B.H/Faxweb)