Tatimorët kanë zbarkuar mesditën e kësaj të hëne te bizneset e kreut të FSHF-së Armand Duka.
Kontrollet vijnë pas sulmit të nisur ndaj tij nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së.
Mësohet se janë 15 efektivë të hetimit tatimor që janë duke kryer kontrolle në bizneset e familjes Duka, raporton ora news.
Mes kreut të FSHF-së Armando Duka dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nisur një përplasje e fortë, ku nuk kanë munguar akuzat.
Veliaj e akuzon Dukës për vjedhjen e fondeve të sportit, ndërkohë që kreu i FSHF-së Armando Duka akuzon kreun e Bashkisë për shantazh.
Gjatë ditës së djeshme Veliaj ka qenë i pranishëm në një takim me anëtarët e shoqatës sportive rajonale të Tiranës, të cilëve iu ka kërkuar haptazi që të mos e mbështesin Dukën në zgjedhjet e FSHF-së që do të mbahen në 2 Mars.
Përballë Armando Dukës do të garojë Dritan Shakohoxha.
Discussion about this post