Situata në zonën e Astirit është tejet e tensionuar mëngjesin e sotëm, ku derimë tani raportohet se janë të plagosur 4 persona, 2 qytetarë dhe dy punonjës të policisë.
Burime bëjnë me dije se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë mbërritur pak çaste më parë në spitalin e Traumës.
Nga ana tjetër fadroma e IKMT-së ka nisur shembjen e godinës së parë në këtë zonë.
Banorët shprehen në Fax News se ata nuk kanë mundur që të largojnë asgjë nga banesat e tyre, ndërsa një pjesë e mirë e tyre janë shpërndarë nga ana e policisë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë. Nuk dihet ende nëse ka persona që janë ngujuar brenda banesave që rrezikojnë që të shemben.