Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit në Bruksel, e braktisur nga PD, pasi nuk pranoi që ta kryesonte Taulant Balla, duke e konsideruar si person të lidhur me krimin.
Pollo përmers një reagimi në rrjetet sociale shkruan se edhe deputetë të maxhorancës janë dakord me opozitën në këtë pikë.
Sipas tij Balla është problem i radhës i rilindasve dhe do të zgjidhet aty ku lindi, në Shqipëri, dhe nuk duhet pritur nga Parlamenti Europian.
Postimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitietin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.
Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajne aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.
Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve
Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.
Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë
Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një.
Balla është problemi i rradhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!
(B.H/Faxweb)