09:42 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja PD-PS në PE, Kryemadhi: Normale, ja cila është zgjidhja

19:42 | 15/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja PD-PS në PE, Kryemadhi: Normale, ja cila është zgjidhja

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e LRI, në Njësinë numër 1 në Tiranë.

Në fjalën e saj, ajo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas saj ka kapur drejtësinë dhe po mbyt shpresën, pasi sipas saj shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi.

“Më thoni sa prej jush duan të largohen nga Shqipëria? Ja e shihni shumica prej jush kërkojë të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe largimin e kësaj qeverie është revolta.”, – tha ndër të tjera Kryemadhi, ndërsa shtoi se po të kemi një politikë pa kriminelë, do të kemi një ekonomi më të fortë.

Ndërsa u ndal tek debati i zhvilluar në Parlamentin Europian, Kryemadhi tha se ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin.

“Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë e kërcënimit me armë e oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego. Edi RAma mund ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, – theksoi Kryemadhi.

Më tej ajo i bëri thirrje rinisë të zgjohen pasi LSI do tu dalë në krah.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Audiopërgjimi i vëllait të Ministrit të Brendshëm, si po e mbulon Rama skandalin

Para

Spiropali: U ndjeva e turpëruar nga sjellja e opozitës. Bojkoti i tyre një skenar i PD

Para
Spiropali: U ndjeva e turpëruar nga sjellja e opozitës. Bojkoti i tyre një skenar i PD

Spiropali: U ndjeva e turpëruar nga sjellja e opozitës. Bojkoti i tyre një skenar i PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

“Çdo paund duhet të shërbejë më shumë për taksapaguesit britanikë”/ Mbretëria e Bashkuar shpall kufizime në ndihmën për shtetet e tjera, goditet rëndë Afrika

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

SHBA uli tarifat në 15%/ Kryeministri japonez Ishiba mirëpret njoftimin e marrëveshjes tregtare të Trump

Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Kushtetuesja, sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.