15:44 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja për certifikatën e pronësisë “zhvendos” banorin tek shtëpia e komshiut

21:56 | 13/04/2018
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për certifikatën e pronësisë “zhvendos” banorin tek shtëpia e komshiut

Fiks Fare trajtoi problematikën e qytetarit Petraq Dajçe, i cili prej 25 vitesh banon në një shtëpi banimi në rrugën “Thanas Mërtiri”, Pallati 40, Shk 1, Ap 6. Lagja nr 4, Korçë. Gjashtë muaj më parë, kur aplikoi për të marrë certifikatën e pronësisë mësoi, se sipas të dhënave në të, rezulton të banojë në pallatin 5 katësh që ndodhet përballë pallatit ku ai banon aktualisht.

Në certifikatën e pronësisë, ndryshonte numri i pasurisë dhe sipërfaqja. Familja Dajçe e ka blerë këtë apartament rreth 25 vite më parë, me dokumentacion të rregullt nga një qytetar tjetër. Ata disponojnë të gjithë dokumentacionin për të vërtetuar, blerjen, adresën dhe zotërimin e një apartamenti 2+1 dhe jo 1+1 siç rezulton në certifikatën e pronësisë.

Pasi është ankuar në Zyrën e Regjistrimit Korçë, kjo e fundit nuk ka pranuar ta rregulloj këtë problem teknik, pasi sipas saj zanafilla ishte dokumentacioni i sjellë dhe i dhënë nga Enti Kombëtar i Banesave. Por Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas ankesës së qytetarit mban një tjetër qëndrim dhe detyron zyrën e Korçës t’i japë zgjidhje. Sipas tyre, zyra, nuk është në kushtet e fshirjes, por të përditësimit apo përmirësimit të të dhënave.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve qytetari nuk kishte marrë zgjidhje, ndaj zgjodhi të ankohej në Fiks Fare.

Zgjidhja e problemit dhe thirrja për bashkëpunim e specialistit

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë më qytetarin, ju drejtua Zyrës së Regjistrimit, ku intervistuan inxhinierin specialist që ishte marrë me regjistrimin e kësaj prone. Sipas tij Petraq Dajçe nuk është i vetmi qytetar që ndodhet në këtë situatë.

“Ne pavarësisht dëshirës, nuk kemi mundësi që ta bëjmë vetë çregjistrimin apo korrigjimin, pasi duhet sipas ligjit të korrigjohet nga institucioni ku është bërë ky gabim, Enti i Banesave”- theksoi ai.

Për këtë arsye dhe në bazë të shkresës që ka nisur Zyra Qendrore do të ngrihet një grup pune që në bashkëpunim më Bashkinë e Korçës dhe dy specialistë të Zyrës së Regjistrimit Korçë, do të bëjnë verifikimet në terren. Vetëm pasi të vijnë përditësimet nga bashkia, do të bëhet edhe afishimi i këtyre ndryshimeve dhe pas 45 ditëve, nëse nuk do të ketë ankesa nga qytetarë, atëherë do të procedohet me përditësimet dhe ky problem do të zgjidhet.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë pa bashkëpunimin e bashkisë, pasi ndryshimi i gabimit tek certifikata e njërit qytetar do të kishte efekt domino. Ndaj nëpërmjet këtij emisioni që ndiqet nga të gjithë, kërkojmë ndihmën e qytetarët të punojnë me grupet e terrenit dhe të lajmërojnë për problematika të ngjashme.” – deklaroi specialisti i zyrës së regjistrimit./TCH

Etiketa: nderrimPRONESIshtepi
Pas

“Nëse derdhet gjak rus, ne do të hakmerremi”: Ish-gjenerali rus tregon cilin vend mund të bombardojë Rusia

Para

Parulla “Rroftë Enver Hoxha” mbi memorialin e Azem Hajdarit, reagon ashpër PD: Nëse nuk gjenden fajtorët…

Para
Parulla “Rroftë Enver Hoxha” mbi memorialin e Azem Hajdarit, reagon ashpër PD: Nëse nuk gjenden fajtorët…

Parulla “Rroftë Enver Hoxha” mbi memorialin e Azem Hajdarit, reagon ashpër PD: Nëse nuk gjenden fajtorët…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.