14:38 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës: S’u plotësua numri prej 3 kandidaturash!

14:57 | 29/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës: S’u plotësua numri prej 3 kandidaturash!

 

Tiranë- Në kulmin e përplasjeve për emërimet me Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka pezulluar vakancën për zëvendësimin e magjistrates së dorëhequr Elsa Toska.

KED zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi ecurinë deritanishme të procedurës së verifikimit të kushteve ligjore për kandidatët e paraqitur për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 30 shtator 2024.

“Gjatë fazës së verifikimeve, u konstatua se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore ka rënë nën pragun minimal të parashikuar prej tre kandidaturash. Në respekt të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese që thekson rëndësinë e përtëritjes së rregullt të kësaj gjykate, një herë në tre vjet, Këshilli vendosi si më poshtë: Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur më 30.09.2024”, thuhet në vendimin e marrë nga Këshilli me 8 anëtarë dhe i drejtuar nga Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë.

Gjihashtu është caktuar edhe njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë, si organi që ka vënë në lëvizje procedurën, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave.
“Ky vendim bazohet në nenin 125 të Kushtetutës, nenin 7/c të ligjit nr. 8577/2000, nenin 218 të ligjit nr. 115/2016, si dhe në aktet nënligjore përkatëse që rregullojnë këtë proces. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në seksionin e dedikuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, theksohet në njoftimin e KED
Pas

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

Para

Rubio njofton heqjen e vizave për studentët kinezë në SHBA

Para
Rubio njofton heqjen e vizave për studentët kinezë në SHBA

Rubio njofton heqjen e vizave për studentët kinezë në SHBA

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.