06:13 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja për gjuhën shqipe, Buçpapaj-Buzhalës: ”E flet lopçarçe, druvarçe”. Analisti: Të dektë ora ty të dektë

11:14 | 06/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për gjuhën shqipe, Buçpapaj-Buzhalës: ”E flet lopçarçe, druvarçe”. Analisti: Të dektë ora ty të dektë

Një debat ka nisur në distancë përmes shkrimeve në rrjetet sociale mes gazetares të ‘Zërit të Amerikës’ Elida Buçpapaj dhe gazetarit dhe analistit kosovar Berat Buzhala.

Ka qenë fillimisht një shkrim i Buçpapajt për gjuhën e përdorur gjatë debateve televizive nga Buzhala ai që ka bërë pikën e nisjes.

”Sa trashë e flet shqipen Berat Buzhala, e flet buzhalçe, lopçarçe, druvarçe, e flet sa kur e ndëgjon, nuk mund të rrish pa vënë duart në kokë dhe pa u indinjuar”, shkruante gazetarja. 

Më pas analisti kosovar i është përgjigjur gjerë e gjatë gazetares duke spërndarë edhe shkrimin e saj.

‘’Ju djemtë e çikat e reja nuk e mbani në mend, ama qekjo gazetarja ka qene shume e famshme pasluftes ne Kosove. Krejt e trente ka qene. Krejt Shtabi i Pergjithshem i UÇK’se u trishtojshin prej saj – si babaroge e kane pase. Tash kjo qenka adhuruese e imja e flakte. Te dekte ora ty te dekte. Nejse faleminderit Elide. Qysh eshte Skenderi? A jeni hala azil ne Zvicer, a jau kane ba letrat. E mori qure mori  simpatike po me dokesh’’, shkruan Buzhala.

Po ai nuk është ndalur me kaq dhe në një tjetër postim është shprehur se Buçpapaj ka marrë përsipër misionin për kujdesin ndaj gjuhës shqipe.

‘’Gjithe kur jam ne kthesa, ne kerr, me teket me shkru far statusi, qe mendoj qe osht i mire. O e koqiti kryte si thiu. Ja me shkru qaty, ja hic. Bon ti be pak ma qanej nuk postohet.

P.S 
Madmazell Bucpapaj a eshte mire drejtshkrimisht?’’, vijon ai më tej.

SHKRIMI I ELIDA BUÇPAPAJT:

Sa trashë e flet shqipen Berat Buzhala, e flet buzhalçe, lopçarçe, druvarçe, e flet sa kur e ndëgjon, nuk mund të rrish pa vënë duart në kokë dhe pa u indinjuar.

Turp për ata që thonë se jemi televizione kombëtare! Me Berat Buzahlën vetëm e shkombëtarizojnë dhe çnderojnë gjuhën shqipe.

Ismail Kadare e thotë shpesh se në kohën e pushtimit otoman vuajtjet më të mëdha i ka patur gjuha shqipe.

Po kur flitet gjuha shqipe kësisoj si e flet Berat Buzhala është baraz sikur të jemi të pushtuar, sepse gjuha shqipe vazhdon e vuan.

Në çdo vend të botës, elita flet gjuhën e kultivuar.

Elita identifikohet nga gjuha që flet.

Të gjitha llojet e patriotizmave përfshihen në përkushtimin e elitës ndaj gjuhës.

Elita e ka obligim të flasë gjuhën e bukur shqipe, të pasur, ta pasurojë vazhdimisht, me kolorit nga të gjitha krahinat, por ta flasë gjuhën zyrtare shqipe.

Në Itali, për shembull, ka një numër të madh dialektesh dhe nëndialektesh, por si gjuhë zyrtare njihet gjuha letrare ose italishtja e formuar nga dialekti i Toskanës, nga ku kanë dalë shkrimtarët e mëdhenj Dante Alighieri, Francesco Petrarca e Giovanni Boçaçio në shekullin XIII-XIV dhe Niçolò Machiavelli e Francesco Guiçiardini në shekullin XVI. Italishtja ose gjuha italiane në mënyrë obliguese shkruhet në gazeta, libra dhe flitet në televizionin publik dhe televizionet kombëtare të Italisë.

Kështu ndodh në çdo vend të botës të civilizuar.

Vetëm në Shqipëri ndodh ndryshe, nuk ka as ligje dhe as rregulla, ka vetëm shtet rumpallë dhe elitë rumpallnajë.

Po të mos ishte rumpallnajë, elita nuk do të heshtte kur e dëgjon Berat Buzhalën të flasë shqip, në mënyrë të vrazhdë, të trashë, të pakultivuar, të pakulturuar, të paditur, hajvançe, sepse Berat Buzhala duke e folur kësisoj bastardçe e vret gjuhën shqipe, i shkakton vuajtje si në kohën e pushtimit otoman apo çdo lloj pushtuesi.

Dhe kjo është e papranueshme.

Është e papranueshme edhe kur opinionistët i zgjidhni si klientelë brënda klientelës. Por është marrja e televizioneve të Shqipërisë, kur lejoni çidentifikimin e gjuhës shqipe nga njerëz të paidentitet si Berat Buzhala.

Ky është skandal, sepse televizionet kombëtare po i ktheni në televizione fshatrash dhe provincash, ndërkohë që është shkelur hapur kodi i gjuhës, detyrues që fjalët në media duhet të shqiptohen sikur janë. (E.K/SHUPLAKA)

Elida Bucpapaj dhe Berat Buzhala

 

Etiketa: Berat Buzhaladebatielida bucpapajgjuha shqipe
Pas

Me maskë në kokë dhe thikë në duar, 16-vjeçari hyn në oborr dhe kërcënon gruan por s’arrin ta grabisë

Para

“55% të punonjësve u cenohen marrëdhëniet në punë, 21% u vonohen pagat”

Para
“55% të punonjësve u cenohen marrëdhëniet në punë, 21% u vonohen pagat”

“55% të punonjësve u cenohen marrëdhëniet në punë, 21% u vonohen pagat”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.