19:57 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Ylli Manjani: Kuvendi tani mund të kryejë dhe martesa. Keqardhje për Vorpsin, juriste shumë e mirë

11:59 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Ylli Manjani: Kuvendi tani mund të kryejë dhe martesa. Keqardhje për Vorpsin, juriste shumë e mirë

Në lidhje me një përplasje të fortë mes Presidencës dhe KED për emërimin e radhës në Gjykatën Kushtetuese, janë ngritur shumë pikëpyetje nëse betimi i Arta Vorpsit tek noterja është juridikisht i vlefshëm.

I pyetur nga Fax News, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka parë këtë betim si një keqpërdorje apo keqshfrytëzim nga juristja Arta Vorpsi.

“Mua më vjen keq se Arta Vorpsi është një juriste shumë e mirë, ka qenë këshilltare për shumë vite në Gjykatën Kushtetuese, më vjen keq që po përdoret kaq rëndë për motive kaq banale kushtetuese.

Që të shërbesh në Gjykatën Kushtetuese duhet ose të marrësh votat në Kuvend, ose të betohesh te presidenti, ose nesër kur të krijohet Gjykata e Lartë të të emërojë“, u shpreh Manjani.

Gjithashtu ky i fundit ironizoi zhvillimet e fundit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në shkelje të hapur të ligjit.

“Në rast se Kuvendi mund të bëjë rolin e gjendjes civile dhe të kryej martesa, atëherë dhe betime të tilla mund të kryhen te noterët. Ju siguroj që një student i vitit të parë në juridik, nëse do ti kërkohej që të zgjidhte një kauzë me çështje kushtetuese, me ligjin civil do të ngelte në klasë. Nuk mund të nisësh detyrën pa bërë betimin në presidencë.
Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, 3 i zgjedh presidenti, 3 Kuvendi dhe tre Gjykata e Lartë, Marsida Xhafellari nuk është anëtarja e 10 që zgjidhet
“.

Gjithashtu ish-ministri kritikoi dhe gjuhën e përdorur nga Taulant Balla, kreu i grupit socialit parlamentar në drejtim të zonjës Xhaferllari:

“Më vjen keq gjuha e përdorur nga zoti Balla, veçanërisht në drejtim të zonjave, më vjen keq dhe kapja që po bëhet nga shteti“, përfundoi Manjani intervistën për Fax News.

Pas

Kontestimet në garën për kryeprokuror, Gent Ibrahimi tregon se si do të procedohet

Para

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore”, PD reagon pas betimit të Arta Vorpsit tek noteri

Para
Nuk kanë fund çudirat/ Arta Vorpsi bën betimin tek një notere: Tashmë jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore”, PD reagon pas betimit të Arta Vorpsit tek noteri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

“Një çati për aspiratat e Ballkanit”, Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së takim me ambasadorët e PSEE: E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton rezultatin përfundimtar, PD ankimon për Kukësin

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.