12:14 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja për HEC-et/ Banori: Policia shoqëroi 4 persona, mes tyre një 87-vjeçar, do i mbrojmë vetë pronat

16:53 | 25/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për HEC-et/ Banori: Policia shoqëroi 4 persona, mes tyre një 87-vjeçar, do i mbrojmë vetë pronat

Një banor i Kaçinarit në Mirditë ka folur për Fax News në një lidhje telefonike me gazetarin Enea Meksi ku ka deklaruar se ka pasur sërish përpjekje të firmës së HEC-ve për të rinisur punimet në zonën e tyre, ndërsa janë ndaluar nga banorët.

Fran Frroku tregon se janë shoqëruar ditën e djeshme nga Policia 4 persona mes të cilëve një 87-vjeçar ndërsa së fundmi janë lënë të lirë pas presioneve që sipas tij u janë bërë nga blutë e Mirditës.

Frroku tregon se 300 banorë kanë firmosur kundër ndërtimit të HEC-eve në zonën e tyre përkundër 30 firmave që kanë dhënë aprovimin e tyre për të nisur punimet, ndërsa shton se për mbrojtjen e pronës nuk kanë pse kërkojnë ndihmë nga policia sepse e mbrojnë vetë.

Ai ka përmendur edhe procesin gjyqësor që vijon në Gjykatën e Lezhës pavarësisht të cilit firma sipas tij ka tentuar disa herë të nisë punimet.

“Dolën disa banorë të fshatit për ndalimin e punimeve dhe i kthyen mbrapsht, erdhi policia dhe shoqëron 4 persona, arreston një 87-vjeçar dhe tre persona të tjerë. Është e 13 herë që protestojmë për këtë punë, kemi hapur edhe gjyq për firmën, ajo firmë na merr jetën duke na marrë ujin. Ne i bie të shpërngulemi nga fshati. Ata që janë shoqëruar sapo janë liruar, u kanë marrë shenjat e gishtërinjve, i kanë pyetur dhe bërë presione që të mos merren më me mbrojtjen e lumenjve. Ne nuk i lejojmë ata, kam pasur kontakt personalisht me 2 përfaqësuesit e firmës, njëri erdhi për herë të parë, e kthyem mbrapsht, populli i Kçinarit dhe Simonit e gjithë zonës janë të vendosur, janë 300 firma banorësh kundër ndërsa  vetëm 20-30 persona kanë firmosur duke u manipuluar.

Çështja gjyqësore ka qenë tek Krimet e Rënda në Tiranë, tani është zhvendosur në Gjykatën e Lezhës, firma është përpjekur vazhdimmisht që ndonëse ka një proces të hapur të vijojë punimet. Ne e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë, janë marrë firma false, nuk bëjmë denoncim për mbrojtjen e pronës tonë, kur të na vijnë ne mbrojmë pronën tonë. Kemi zgjedhur një përfaqësi prej disa personash, kemi bërë një takim me prefektin i cili na priti një përfaqësi të vogël. Prefekti na ka thënë që do mundohet në të tijën”, tha Fran Frroku, banor i zonës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Hapi zjarr kundër policisë dhe u arratis, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali (EMRI)

Para

Zbardhet axhenda e 2 Marsit/ Kërkesa e Metës ndaj Ardi Veliut dhe kush janë të padëshiruar në tubim

Para
Pse më 2 Mars dhe çfarë më 2 Mars? Simbolika e datave në axhendën e Ilir Metës

Zbardhet axhenda e 2 Marsit/ Kërkesa e Metës ndaj Ardi Veliut dhe kush janë të padëshiruar në tubim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës / Goditet rrjet i trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri, finalizohet operacioni “Kalibri”

Rusia vijon sulmet me dronë në Kiev, 23 të plagosur dhe dëme të shumta në infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas

Akademia politike e PS videourim për ditëlindjen e Edi Ramës

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital

“Dilni në terren”, Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit socialistë

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.