23:53 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja Qeveri-Bashki, pezullohen ndërtimet për zgjerimin e Spitalit të Kukësit (VIDEO)

12:04 | 25/04/2019
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja Qeveri-Bashki, pezullohen ndërtimet për zgjerimin e Spitalit të Kukësit (VIDEO)

Bashkia Kukës, pezullon punimet e nisura kohë më parë për rikonstruksionin dhe zgjerimin e spitalit rajonal të Kukësit. Arsyeja e pezullimit, sipas Drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor Rrahman Dema, është se inspektoriati ka konstatuar se gjatë punimeve firma ndërtuese ka dëmtuar tunelet nëntokësore të spitalit, objekt i rëndësisë së veçantë mbi të cilat do të ndërtohet një objekt I ri spitalor.

Sipas kryeinspektorit Dema Bashkia Kukës, nuk është kundër investimit për rikonstruksionin e spitalit por kundër zgjerimit dhe ndriçimit në pjesën e lulishtes ku aktualisht po kryen punimet. Sipas Demës, Bashkia ka kërkuar që investimi të kryhet në pjesën e pasme të objektit ekzistues të spitalit ku nuk ka hapësira të gjelbërta dhe nuk cënohen tunelet.

“Bashkia ka qenë për zgjerim nga ana e pasme e spitalit, duke u bazuar te studimi që kemi për territorin si dhe cënimin e tuneleve nëntokësore. Bashkia Kukës i ka dërguar një sërë shkresash Ministrisë së Mbrojtjes për mosdhënien e kësaj leje. Sot është bërë konstatim pezullimi dhe do njoftojmë Ministrinë e Mbrojtjes që të merren masa për mbrojtjen e tuneleve”, thotë drejtori Dema.

Ndërkohë përfaqësues të firmës ndërtuese thonë se janë duke zbatuar projektin e miratuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorrit dhe lejes së ndërtimit të dhënë nga kjo agjensi. Sipas drejtuesit të punimeve Luan Disha, tunelet nëntokësore nuk do të prishen por do të spostohen hyrjet e tyre që do të dalin objektit të ri.

“Asgjë nuk është prekur, kemi vijuar punimet sipas projektit”, thotë Disha.

Sipas projektit parashikohet që të shtohet një godinë e re, në të cilën do jetë Shërbimi i Urgjencës, Salla e operacionit dhe Shërbimet mbështetëse. Fondi i dhënë për fazën e parë të punimeve arrin në rreth 200 milionë lekë, duke synuar përmirësimin e kushteve për mijëra pacientë që marrin shërbim shëndetësor. Faza e dytë e punimeve do të tenderohet nga Banka Botërore. Spitali rajonal i Kukësit është ndërtuar në vitin 1974. Në këtë institucion shëndetësor marrin shërbim shëndetësor pacientë, jo vetëm nga Kukësi por edhe nga Hasi e Tropoja.

Në kohën e regjimit komunist për mbrojtjen kombëtare gjatë luftërave të shumta u ndërtuan tunele nëntokësorë të cilët ndërthuren si një labirint që shtrihet përgjatë gjithë sipërfaqes së qytetit të Kukësit. Po ashtu u ndërtuan edhe bunkerë në mënyrë që ata të mund të garantonin mbrojtjen e ushtarëve.

Pas

Tashmë e vlerëson shumë! Kush është deputetja e re që Rama e fuste në listën e zezë

Para

60-vjet “Petro Nini Luarasi”, Presidenti Meta e vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit“

Para
60-vjet “Petro Nini Luarasi”, Presidenti Meta e vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit“

60-vjet "Petro Nini Luarasi", Presidenti Meta e vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit“

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.