Për përgojimin që kryeminstri Rama i bëri Klajdi Musabelliut ka reaguar dhe blogeri Olti Curri. Ai pyet se pse kryeministri Rama nuk përmend Elsa Lilën që hyri në çadër për të, po merret me Klajdin që është në hallin e vetë.
“Rama tallet me Klajdi Musabelliun pse ai punon në një post shtetëror dhe është këngëtar !!! Po Edi Rama vetë që po drejton qeverinë a nuk është piktor ???
Pse nuk përmendi Elsa Lilën ai, që na hapi barkun dhe hyri në çadrat e grevës së urisë së socialistëve, po merret me Klajdin që është në hall të vet ???
Të qafsha kryeministrin, nuk sheh se do rriten çmimet me 20% , nga TVSH e biznesit te vogel, po merret me show biz …”, shkruan Olti.
Kujtojmë se Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së foli për këngëtarë që ishin të punësuar në Agjensinë e Burimeve Natyrore, duke iu referuar Klajdi Musabelliut. Vetë këngëtari reagoi dhe iu përgjigj kryeministrit që më mirë të ishte një këngëtar me dinjitet sesa të lëpinte menderen të tjerëve.
(E.K/SHUPLAKA)