07:22 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja/ Taulant Muka e akuzoi për plagjaturë, reagon Argita Berisha: As që ia kam idenë, vepron për llogari të…

12:10 | 22/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja/ Taulant Muka e akuzoi për plagjaturë, reagon Argita Berisha: As që ia kam idenë, vepron për llogari të…

Ditën e sotme ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka akuzuar për plagjaturë vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argitën. Muka kishte publikuar një punim që mbante emrin e Berishës, dhe ishte publikuar më parë në Universitetin e Vlorës.

Reagimi i Mukës:

Gjeni ndryshimin? Argita Berisha Malltezi (vajza e Sali Berishes) me artikull 100% plagjiature. Nje material teresisht i kopjuar nga nje publikim i Universitetit te Vlores. Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e te rinjve jane marre peng nga kakistokratet majtas dhe djathtas te cilet e konsiderojne auditorin si nje ambjent per familjet e tyre dhe jo per te diturit!

Artikulli i Argita Berisha Malltezi: Women in leadership and gender equity in albania – the case of vlora region publikuar ne International Journal of Management cases ne vitin 2011

Artikulli I Etelva Leskaj: Woman Role and Gender Equity in Albania publikuar ne International Conference on Economic and Management Perspectives ne vitin 2008.

Po menjëherë pas këtij denoncimi ka reaguar dhe vetë Berisha, duke thënë se nuk është në dijeni sesi emri i saj është vendosur  në këtë punim. Sipas pedagoges kërkimet e Mukës bëhen për llogari të personave të tretë.

Reagimi përmes një emaili për mediat:

‘Taulant Muka ka bërë zbulimin se një artikull që mban emrin tim, i botuar në vitin 2011 është plagjiaturë e artikullit të një punimi tjetër. Sqaroj publikun se: Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë.

Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listën e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.

Nëse z.Muka do të kishte integritet kërkimor, vulën e të cilit pretendon se mban në Shqipëri, do të kishte marrë mundimin të kontaktonte me autorët të cilëve u përmend emrin për të pyetur nëse kanë shkruar një shkrim të tillë. Por mesa duket shërbimet që Muka kryen për llogari të të tjerëve janë më afër mendjes së tij sesa kërkimi shkencor pranë zemrës.”

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: Argita BerishamukaTaulant Muka
Pas

Shkarkimi i Arta Markut, KLP hedh poshtë kërkesën e PD-LSI: Nuk kemi kompetenca

Para

”Po gënjen, të kam nisur 3-4 mesazhe”, studentja zë ngushtë Edi Ramën (Debati)

Para
”Po gënjen, të kam nisur 3-4 mesazhe”, studentja zë ngushtë Edi Ramën (Debati)

''Po gënjen, të kam nisur 3-4 mesazhe", studentja zë ngushtë Edi Ramën (Debati)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump njofton një tarifë prej 50% për importet e bakrit

Zjarret në Latakia të Sirisë prekin gati 2,000 familje

Shqipëria po plaket,grupmosha mbi 60 vjeç zë një të tretën e popullsisë më 2024

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.