Në lidhje me përplasjen mes Policisë dhe deputetëve të opozitës te Gjykata e Tiranës ka reaguar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi u shpreh se beteja sapo ka nisur dhe se Edi Rama është frikacaku më i madh, që sot po shënon fundin e tij në pushttet.
Reagimi i Kryemadhit:
Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.
Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.
Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!
As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.
Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.
BETEJA SAPO KA FILLUAR! (E.K/FAXWEB)