Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën pranë shkollës “Petro Nini” gjatë ditës së djeshme në Tiranë ku banorët e një ndërtese u konfliktuan ashpër me përmbaruesit të cilët kishin shkuar për të ekzekutuar shembjen e një godine.
Sipas tij është provokuar qëllimisht irritimi i njerëzve pa ju dhënë informacion faktik.
“Lidhur me ngjarjen e djeshme te Petro Nini, u provokua qëllimisht irritimi i njerëzve pa u dhënë informacion faktik. Unë do të them çfarë di unë, pasi jam informuar në detaje, që edhe për mua dje ishte irrituese. Jam kontaktuar nga banorët kohë më parë dhe e kam marrë informacionin se janë në konflikt me palën tjetër që ka fituar me gjyq. Të zotët aktuale e kanë humbur me vendim gjykate të formës së prerë, ndërsa trashëgimtarët kanë fituar”.
Rama tha gjithashtu se nuk mund ta zhbëjë vendimin e gjykatës sepse nuk është në kompetencën e qeverisë, duke argumentuar se prezenca e policisë aty ishte kërkuar nga përmbarimi, diçka të cilën sipas Ramës është e detyruar ta mbështesë.
“A është i drejtë vendimi? E kam thënë shpesh që ato vendime nuk ka asgjë që i zhbën. Por mund ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të drejtë, por s’mund të bëjë gjykatësin me vendimet e gjykatës këtë nuk mund ta bëjë qeveria.
Kur përmbarimi kërkon policinë, policia është e detyruar ta mbështesë. Policia dje zbatoi ligjin, por siç e analizoi ministri i brendshëm, sjellja e saj nuk ishte as dinjitoze as efikase dhe pse u thirr nga përmbarimi. Por edhe pse prania ishte kërkesë e ligjit, sjellja e saj nuk ishte dinjitoze, trupa ishte nisur pa përgatitje, ku u krijuan vetëm skena të panevojshme, me njerëzit që shtriheshin në rrugë dhe policia nuk dinte se cfarë bënte.
Policia duhet të jetë më mendje dhe me zemër në lartësinë e publikut, siç tha edhe mininstri i brendshëm.
Duhet të jetë një mësim për policinë, dhe për popullin për sa i përket anës së portaleve, që rëndomë luajnë me ndjenjat tuaja”, tha Rama
Kryeminiostri deklaroi gjithashtu se bashkia i ka ofruar banesë sociale familjes që ka ndërtuar një shtesë pa leje dhe që kërkon legalizim, duke argumentuar se qeveria i ka sytë dhe veshët katër për tparë dhe dëgjuar.
“Bashkia i ka ofruar banesë sociale familjes, e cila ka ndërtuar një shtesë pa leje, që kërkon legalizim. Kjo për të kujtuar se cfarë kanë bërë me pronat ata që na kanë qeverisur. Qeveria nuk është e përsosur, por ka një virtyt, ka sytë dhe veshët katër për të parë dhe dëgjuar. Kur të mos më keni do më kujtoni, por deri atëherë ka yhyhy kohë. Rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”.