23:15 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja te “Petro Nini”, Spiropali sulmon policinë: Ishte aty sa për t’i shtuar ankthin banorëve

21:52 | 11/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja te “Petro Nini”, Spiropali sulmon policinë: Ishte aty sa për t’i shtuar ankthin banorëve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përplasjes së Policisë së Tiranës me banorët pranë zonës së “Petro Ninit”. Spiropali ka sulmuar policinë të cilët sipas saj nuk bënë gjë tjetër veçse shaktuan ankth te banorët. Ajo shtoi më tej se policia as u largua, as nuk ndërhyri po thjesht qëndroi aty si amorfe.

Reagimi i plotë i Spiropalit:

Sot i pashe edhe une pamjet e ofruara nga ekranet e lajmeve ne kohe reale tek rruga e shkollës ‘Petro Nini Luaras’i. Edhe une u indinjova e madje revoltova duke i ndjekur ato skena dhe duke degjuar e lexuar tere mynxyrat me radhe. Sikur te mos mjaftonin lajmet e rreme nga terreni qe i mvisheshin pamjeve, qe nga IKMT qe do prishte shtepine e deri tek pallati qe do ndertohej mbi trupat e familjareve, ishte edhe tere ai grup policesh qe s’bente asgjë përveçse shtonte ankthin e skenës. Duke perfituar nga mundesia qe me jep detyra, fillova te mbledh informacion mbi ate vendngjarje dhe sa me shume mesoja rreth te vertetes, aq me shume tromaksesha nga genjeshtrat qe vijonin t’u jepeshin live teleshikuesve e portalqemtuesve.

Mesova se IKMT as ishte aty e as kishte ne plan te shfaqej gjekundi, pasi nuk behej fjale per nje shtepi qe duhej prishur, po per ekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për lirim banese. Mesova se Bashkia e Tiranes as kishte dhene ndonje leje per te ndertuar mbi truallin e baneses dhe as kishte miratuar akoma ndonje plan te zones ku gjendet banesa. Mesova se policine nuk e kishte cuar aty kerkesa e ndonjë ndërtuesi, po kerkesa e permbarimit per te zbatuar nje vendimin e gjykates- ndaj te cilit policia ka detyrimin ligjor te pergjigjet. Mesova se bashkia u ka ofruar atyre nje zgjidhje te cilen e kane refuzuar dhe qe ne fakt, tekefundit e tera eshte nje histori konflikti mbi nje prone mes dy paleve, ku as qeveria e as pushteti vendor nuk hyjne asgjekundi. Te tera këto i mesova, fale mundësisë per te marre informacion, si ministre, po nderkohe qe une i mora keto informacione, kanalet e televizioneve dhe mediave online vijuan kerdine e tyre, duke dizinformuar ne rastin me te keq dhe keqinformuar ne rastin me te mire.

Ministri i brendshem, duke treguar edhe njehere integritetin e tij te larte qytetar e profesional, kritikoi policine per menyren se si u qas ne ate situate ku as nderhyri, as u largua, po thjesht qendroi aty amorfe, pa mundur t’i shpetoi shigjetimit nga te kater anet. Une vete s’di te them se sa te drejte ka pasur gjykata ne ate vendim te formes se prere qe ka dhene, por edhe pse jam e prirur te mos besoj ne vendimet e drejtësisë së vjetër të pavetuar, di qe ende nuk eshte zbuluar ne bote ndonje sistem ku vendimi i gjykates, te rrezohet nga bindjet e njerit a te tjetrit – ne qeveri a ne media a ne shoqerine civile. Sidoqoftë, pertej te gjithave, kjo ishte nje dite e shenuar per forcen goditese te lajmit te rreme. I cili mori dhene dhe provokoi reagimin e shume njerezve te mire, qe rane pre e lehtesise se padurueshme me te cilen media ktheu permbys skenen e sotme tek rruga e shkolles Petro Nini Luarasi. Megjithate, dita u mbyll ne lartesine e ambicies sone per shtetin dhe Policine e Shtetit, me largimin e drejtuesit te policise se Tiranes. Jo sepse dikush shkeli ligjin. Aspak. Po sepse sic e shprehu qarte kolegu Sander Lleshi, policia nuk mjafton te jete ne vendin e duhur ligjerisht, po duhet te jete edhe me mendje e zemer ne lartesine e syve te publikut.

Pas

VIDEO/ “Policia përgjon Lulzim Bashën”, deklarata e fortë e Salianjit: Këto janë pamjet e superskandalit

Para

Marrëveshje Rama-Basha! Gazetarja: Po, do ta ndërmjetësojë Bashkimi Europian

Para
Ish ministri i PD-së: Rama dhe Basha po ndajnë paratë, ja pse nuk kam guxuar të flas

Marrëveshje Rama-Basha! Gazetarja: Po, do ta ndërmjetësojë Bashkimi Europian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.