08:45 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja tek Bregu i Lumit, reagon Basha: Ja kush janë 2 dhunuesit e banores dhe ish-deputetëve (Emrat)

15:23 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kukulla opozitare”, Basha i reagon Ramës: Politikani më i dështuar në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për përplasjen e ndodhur tek Bregu i Lumit midis forcave të policisë, banorëve të zonës që do t’ju shemben shtëpitë dhe ish-deputetëve të opozitës.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se dhunuesi i një banoreje dhe i ish-deputetëve është “është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqesueset gra të opozitës”.

Ai shprehet se dhunuesi tjetër është drejtuesi i policisë Bashkiake që sipas Bashës ka rrahur dhe dhunuar më parë eshe gjyshet që shesin prodhimet e bahçes për të mbajtur frymën gjallë si dhe shumë qytetarë të pambrojtur.

“Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin e tij të paligjshëm veçse duke përdorur dhunën: dhunë kundër qytetarëve, dhunë kundër gazetarëve, dhunë kundër kundërshtarëve politikë, dhunë kundër Kushtetutës”, shkruan Basha përkrah një videoje nga përplasja e ditës së sotme tek Bregu I Lumit.

Statusi i plotë:

Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqesueset gra të opozitës.

Dhunuesi tjetër është fytyra e Erion Velisë në Policinë Bashkiake, që ka rrahur dhe dhunuar më parë eshe gjyshet që shesin prodhimet e bahçes për të mbajtur frymën gjallë si dhe shumë qytetarë të pambrojtur.

Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin e tij të paligjshëm veçse duke përdorur dhunën: dhunë kundër qytetarëve, dhunë kundër gazetarëve, dhunë kundër kundërshtarëve politikë, dhunë kundër Kushtetutës.
Dhunë ndaj kujtdo që i tregon ligjin Edi Ramës, qoftë ky artist që mbron teatrin, qytetar që mbron shtëpinë apo opozitar që mbron të drejtat e qytetarëve.

Thirrja ime për çdo shqiptar është të qëndrojmë në këmbë! Të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për t’i dhënë fund dhunimit të Shqipërisë nga një grup banditësh me pushtet të vjedhur e të blerë me krimin.

Së bashku do të bëjmë të mundur që dhunuesit e shqiptarëve, nga Edi Rama deri tek banditët me uniformë, të japin llogari para ligjit për çdo padrejtësi!

Ndërkohë, nga ana tjetër LSI, ka kallëzuar penalisht drejtuesin e Komisariatit numër 4, Agim Hoxha në Prokurorinë e Tiranës.

Kallëzimi I LSI-së ka ardhur për dhunën e ushtruar ndaj qytetares që mbronte banesën e saj në Bregun e Lumit.

Kujtojmë që ditën e sotme polici goditi me shpullë gruan e cila kundërshtoi forcat e policisë pasi kishin rrethuar banesën e saj me qëllim prishjen (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bregu i Lumitlulzim basha
Pas

Video/ Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen 4 persona, arrestohet drejtuesi i mjetit

Para

Habit para Pashkëve Rudina Magjistari, publikon bidesën e rrallë me vajzën (FOTO)

Para
Habit para Pashkëve Rudina Magjistari, publikon bidesën e rrallë me vajzën (FOTO)

Habit para Pashkëve Rudina Magjistari, publikon bidesën e rrallë me vajzën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.