Sipas raportimit të policisë nga protesta e paligjshme e zhvilluar ditën e sotme në zonën e Astirt janë palgosur 4 punpnjës policie, përkatësisht 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH.
Po sipas njoftimit efektivët e policisë ndodhen jashte rrezikut për jetën dhe janë nën mbikqyrjen e mjekëve.
Ndërkohë që efektivët e lënduar janë vizituar pasditen e sotme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Njoftimi i policisë:
Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH.
Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH.
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.