Dy persona kanë vdekur pas një përplasje me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Gjormë.
Fax News raporton se gjithçka ndodhi pas një konflikti me motive banale.
Viktimat identifikohen si Marenglen Mema 32 vjeç dhe Artion Shenaj.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(F.M/Faxweb)